Ledri e Angela bashkë?

Ledri Vula dhe modelja shkodrane me famë botërore Angela Martini, janë kapur nga fotografi i Tribunës, të enjten teksa po dilnin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Këngëtari dhe modelja kanë zbritur në Aeroport për t’u larguar më pas drejt Prishtinës, që besohet se po ktheheshin nga një udhëtim i përbashkët.

Në foto shihet modelja tek ecën drejt, derisa Ledri është i zënë me bagazhin e të dyve. Ky nuk është rasti i vetëm që ata kanë treguar afërsi me njëri-tjetrin.

Një komunikim i pazakontë përmes “Twitterit” i dyshes, çon drejt një dyshimi për një lidhje dashurie ndërmjet tyre. Ky komunikim, derisa njëri-tjetrin po kërkonin përmes këtij rrjeti social, kishte nisur natën e vonshme të së mërkurës, ku në një status Ledri kishte shkruar “I was looking for you (Po ju kërkoja ju)”.

Ndërsa me po aq dashuri i kishte kthyer edhe Martini, duke i treguar se po e priste. Se cila është lidhja e vërtetë mes tyre, mbetet të shihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button