Obama do të vizitojë Dallas-in pas vrasjes së policëve

Njoftohet se Presidenti amerikan Barack Omaba në fillim të javës së ardhshme do të vizitojë qytetin Dallas ku humbën jetën 5 policë si pasojë e një sulmi me snajper, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë theksohet se Obama do të realizojë në fillim të javës së ardhshme në Dallas.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se Obama do të kryejë këtë vizitë pas një ftese të bërë nga Mike Rawlings, kryetari i Bashkisë së Dallasit, dhe se pas vizitës ai do të kthehet në Washington DC ku dhe do të vazhdojë deklaratat në lidhje me sulmin.

Gjithashtu informohet se Obama i cili ndodhet në Poloni për Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, nga Polonia do të kalojë në Spanjë dhe më pas do të niset drejt SHBA-ve.

– “Sulmuesi ishte i vetëm”

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Jeh Johnson, në një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin njoftoi se sulmuesi në Dallas e ka “kryer sulmin i vetëm”. Ai ka theksuar se ngjarja “ka vetëm një sulmues” dhe se nuk “bëhet fjalë për ndonjë lidhje ndërkombëtare me terrorizmin”.

Mbrëmjen e ditës së enjte në Dallas si pasojë e një sulmi me snajper humbën jetën 5 policë dhe u plagosën 7 të tjerë. Ndërsa Departamenti i policisë në Dallas vrau me një robot të telekomanduar nga policia në një garazh Micah Xavier Johnson (25) të cilin e kishte deklaruar se ishte sulmuesi.

Në kontrollin e ushtruar në banesën e Johnson janë konfiskuar shumë materiale që përdoren në prodhimin e bombave, jelekë balistikë si dhe pushkë e municione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button