VV: Hashim Thaçi fali tokë të Kosovës për t’u bërë president

Lëvizja Vetëvendosje kanë organizuar një aksion para banesës së Presidentit Hashim Thaçi.

Ata në disa pankarta kanë shkruar “Thaçi Brothers & Co, ktheje pasurinë e vjedhur, mos e fal tokën e Kosovës”.

Teuta Rrusta, aktiviste e kësaj lëvizje tha se Thaçi e ka uzurpuar një pjesë të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Hashim Thaçi së bashku më vëllezërit e tij e ka uzurpuar një pjesë të pronave të Kosovës dhe se vetëm karrigia e Presidentit është e vetmja mënyrë që ai të mbetët jashtë burgut”.

Rrusta tha se rreth kësaj çështjeje do të organizojnë aktivitete edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button