Kosova nis regjistrimin e diasporës

Me moton: “Ti je pjesë e atdheut”, sot në Prishtinë nisi fushata për regjistrimin e diasporës.

Qeveria kosovare synon afrimin e bashkëatdhetarëve që jetojnë e veprojnë në emigracion.

Kryeparlamentari Kadri Veseli theksoi qëllimin për të evidentuar kapacitetet e diasporës.

Veseli tha se diaspora është pjesë e atdheut, e qenësisë dhe e historisë së dhimbshme nga vitet më të rënda të popullit tonë, të cilët u larguan nga vendi të rrethuar nga shumë rreziqe.

Kryetari i Kuvendit kërkoi nga regjistruesit, qytetarët dhe institucionet, që të sillen mirë me bashkatdhetarët, sepse ata kanë dhënë, po japin dhe do të japin shumë për Kosovën.

Fushata zgjat dy muaj, me aktivitete në mbarë Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button