Gjatë vitit 2016 në SHBA në detyrë kanë vdekur 57 policë

Sulmi në Dallas të SHBA-së, i kryer gjatë të enjtes mbrëma, në të cilin humbën jetën pesë policë është një nga sulmet që kanë vdekur policë më shumë që pas 11 shtatorit të vitit 2001. Nga ana tjetër në vitin 2016 me armë zjarri janë vrarë 26 policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Micah Xavier Johnson (25), gjatë protestave të organizuara për shkak të vrasjes së dy afro-amerikanëve në Dallas, kreu sulmin ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë që në të kaluarën e afërt ishte një nga sulmet më të mëdha mbi policinë.

Sipas të dhënave të cilat i publikoi shoqata “Kujtimi për policët e guximshëm” e cila regjistron të dhëna për policët e vdekur, sivjet në detyrë kanë vdekur 57 policë, prej të cilëve 26 janë vrarë me armë, ndërsa të tjerët në të shumtën e rasteve kanë vdekur në aksidente trafiku si pasojë e ndjekjes apo shtypjes me automjet.

Në detyrë gjatë muajit janar kanë vdekur 5 policë, në shkurt 10, në mars 16, në prill 2, në maj 7, në qershor 11 dhe në korrik 6 policë, prej të cilëve pesë humbën jetën në Dallas. Po kjo shoqatë thekson se nga viti 2015 deri më sot në detyrë kanë humbur jetën 130 policë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button