Hajredini: Huamarrja bëhet dramatike, pasojat – mbi kurrizin e qytetarëve!

Shuma maksimale e huamarrjes së re nëpërmjet eurobondit, i cili do të transmetohet në vitin 2016, është 650 milionë euro! Ky është vendimi i Qeverisë, i marrë në mbledhjen e mbajtur më 21 qershor, i cili tashmë është publikuar në “Gazetën Zyrtare”.

CIVIL Media foli me Xhevdet Hajredinin, analist ekonomik dhe ish-ministër i Financave në Qeverinë e parë eksperte të Maqedonisë, për ndikimin e huamarrjes së fundit jashtëzakonisht të madhe në ekonominë e Maqedonisë, si dhe në borxhin të përgjithshëm të shtetit. “Kjo do të thotë një rritje të mëtejshme të borxhit që do të arrijë 5 miliardë euro. Natyrisht ndërprerja e të gjitha hyrjeve të tjera të parave në Maqedoni, e vendos vendin në një situatë shumë të vështirë dhe dramatike. Sa do të realizohet dhe me çfarë përqindje të interesit, me siguri do të jetë shumë e lartë, do të shohim. Prej 4 miliardëve që tani janë botuar zyrtarisht si borxh i Maqedonisë, borxhi do të arrijë në 5 miliardë euro. Kjo do të thotë përkeqësim i situatës financiare në Maqedoni, mirëpo ky regjim, kjo Qeveri, pa këtë mund të përballet me pasoja të rënda në nivelim të obligimeve që ka (e publiku nuk e di këtë) ndaj përdoruesve të vendit dhe kompanive që punojnë në projekte që i financon Qeveria, si “Shkupi 2014”, thotë Hajredini.

Sipas tij, kjo është konfirmim se Qeveria nuk ka asnjë dalje tjetër në këtë moment.

“Kjo është një sinjal se gjendja financiare po bëhet akoma më dramatike. Për të parandaluar një situatë për të shkurtuar pagat dhe pensionet, ata duhet të marrin hua. Ata janë të detyruar, pavarësisht nga përqindja e interesit që do të realizohet, për të marrë hua jashtë vendit, për shkak se nuk kanë më ku të marrin. Pas të gjitha sinjaleve të arritur për ndërprerje të të hyrave tjera që kanë hyrë në Maqedoni, ja edhe me masat e fundit të Komisionit Evropian, situate bëhet shumë, shumë e ndërlikuar. Kushtet janë shumë të vështira dhe, në këtë rast, pranohet përqindje e interesit që është shumë më e lartë. Një dalje tjetër Qeveria nuk ka, e se çfarë pasojash do të ketë, së shpejti të gjithë qytetarët sigurisht që do të jemi dëshmitarë”, vlerëson Hajredini.

Siç njoftoi Reuters, investitorë nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA vijnë javën e ardhshme në Maqedoni.

Maqedonia për here të fundit lëshoi Eurobond në nëntor të vitit të kaluar, kur huazoi 270 milionë euro. Afati i pagesës është pesë vjet, ndërsa lartësia e interesit është 5.125%. Nga ky borxh, 150 milionë janë përdorur për të shlyer eurobondin, i cili ishte lëshuar në vitin 2005.

LEXO:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button