Deshira e meshkujve pas marrëdhënies?

Pas marrëdhënies femrat dëshirojnë të këmbejnë butësi dhe përqafime. Epo, a keni pyetur ndonjëherë se çka dëshirojnë meshkujt?

Janë disa gjëra që mund t’ia plotësoni të dashurit tuaj pas marrëdhënies intime, të cilat edhe më shumë do ta kënaqin dhe do ta dërgojnë në qiellin e shtatë, transmeton Telegrafi. Meshkujt janë më emocionalë seç mendoni ju.

Jepni komplimente
Meshkujt ndonjëherë edhe mund të dyshojnë në aftësitë e tyre dashurore, andaj mos harroni që herë pas herë ta lavdëroni të dashurin tuaj. Tregoni se cilat poza të çuarit dashuri ju kanë pëlqyer dhe me bindje të plotë ju themi që me kënaqësi do t’jua përsëritë ato.

Bëni së bashku dush
Fillojani t’ia fërkoni njëri-tjetrit butësisht shpinën, krahët dhe qafën. Kënaquni me vrushkullin e ujit të ngrohtë i cili i përkëdhel trupat tuaj të puthitur për njëri-tjetrin, bëni masazh njëri-tjetrit dhe puthuni. Është konstatuar që uji i ngrohtë e zgjat eksitimin dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut.

Bëjini masazh
Shtrihuni në krah, kthehuni ngadalë nga ai dhe lehtësisht me gishta bëni rrathë nëpër gjoksin e tij. Pra, filloni nga gjoksi, vazhdoni deri te kërthiza, në drejtim të komblikut dhe pastaj kthehuni nga fillimi. Shmangni zonat intime, sepse ato pas marrëdhënies intime janë akoma të ndjeshme.

Puthituni së bashku
Shumica e meshkujve dëshiron të ndiejë afërsinë pas çuarjes dashuri, andaj lini hapësirë që t’ju ofrohet, pastaj butësisht puthituni për trupin e tij, ju garantojmë që nuk do të dëshirojë t’ju refuzojë.

Vetëkënaquni
Tregoni që u ndjetë shkëlqyeshëm dhe që dëshironi ta përsërisni edhe një herë tjetër këtë kënaqësi. Pa marrë parasysh se a do t’i përgjigjet ai dëshirës suaj apo jo, kini parasysh që meshkujt kënaqen duke shikuar femrën e cila vetëkënaqet, kjo gjë pa masë i eksiton.

Lajme të ngjashme

Back to top button