LR-PDSH: Shkurtohen IPA Fondet, dështojnë shumë projekte

Anëtari i Kryesisë Qendrore të LR-PDSH dhe anëtar i Departamentit për Integrime Evropiane Flakron Bexheti, në një konferencë për media ka folur për sanksionimin që i bëhet Maqedonisë në dështimin e IPA Fondeve, që sipas Bexhetit është shkak për mosrealizim të shumë projekteve.

“Ditë më parë në forumin afarist të BE në Paris, Maqedonia u përjashtua nga agjenda e ndihmës për Shtetet e Ballkanit perëndimor, duke mos qenë pjesë e pakos financiare prej afër 150 milionë eurosh ndihme nga BE për zhvillim, energjetikë dhe ekologji. Rasti i fundit i shkurtimit të IPA fondeve për Maqedoninë me vlerë prej 68 milionë, me të cilën vjen në shprehje dështimi i shumë projekteve ndër të cilat edhe Korridori tetë (8), është po ashtu një sinjal negativ për Qeverinë e RM dhe qytetarët e saj”, tha Bexheti.

Sipas tij, BE me këto masa të ashpërsuara financiare ndaj Maqedonisë jep një porosi të qartë për pushtetin VMRO-BDI dhe ua bën me dije qytetarëve të vendit se janë viktimë e politikave destruktive të kësaj Qeverie.

“Kërkojmë, posaçërisht nga votuesit shqiptarë që të ndëshkojnë politikën dezintegruese të BDI-is, e cila është po aq fajtor sa VMRO-DPMNE, e qe vite me radhë kanë udhëhequr me Ministrinë për Eurointegrime dhe janë po aq përgjegjës për mos menaxhimin efikas të mjeteve të IPA fondeve dhe duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe juridike për sanksionet e BE kundrejt RM. BDI duhet t’u japë llogari shqiptarëve për manipulimin dhe gënjeshtrën e radhës, se çështjet etnike i kanë lënë në plan të dytë duke u dhënë prioritet eurointegrimeve. Konstatimi i ynë i përbashkët është se BDI ka dështuar edhe në kërkesat etnike edhe në ato integruese, andaj sa më parë duhet të tërhiqen nga skena politike dhe te mbajnë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre dhe shqiptarëve në përgjithësi”, shtoi Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button