Strugë, Zona e lirë ekonomike pa të punësuar shqiptar

Zona e lirë ekonomike midis Strugës dhe Ohrit që menaxhohet nga pushteti qendror është konkurrencë e drejtpërdrejtë e zonës ekonomike në kuadër të komunës, thotë kryetari i komunës së Strugës Zijadin Sela, transmeton Alsat-M.

Sela thotë se fabrika e kompanisë gjermane ODV Elektrik, që duhet të fillojë punën në kuadër të kësaj zone, nuk ka pranuar asnjë shqiptar nga Struga, por se të gjithë punonjësit janë nga Ohri dhe Dibra. Kjo, tha ai, është tregues i politikës së diskriminimit të punësimit.

Për situatën ekonomike në Strugë, në vitet e fundit ankohen dhe biznesmenët lokalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button