Nikollovksi: Moskujdesi prej institucioneve për sigurinë e ushqimit

­ Lupço Nikollovski, anëtar i Këshillit Drejtues të LSDM­së, sot dërgoi akuza deri te Agjencia për ushqim dhe veterineri për moskujdes për sigurinë e ushqimit.

Në Raportin vjetor për punën e Agjencisë për vitin e kaluar, sipas Nikollovskit, është konstatuar se vitin e kaluar janë analizuar 1.194 mostra prej 2.075 të parapara, në periudhë prej vetëm tre muajve, si dhe se në vitin 2014 dhe 2015 në Maqedoni nuk hetohet prania e Organizmave të modifikuar gjenetikisht (OMG) në ushqim.

“Në pajtim me Ligjin për siguri në ushqim dhe ndryshimet e vitit 2013 (neni 55) ndalohet prodhimi, qarkullimi dhe importimi i ushqimit dhe produkteve të ushqimit që përmbajnë OMG. Edhe pse në programin e Qeverisë për monitoimin e sigurisë së ushqimit është parapatë të bëhen 150 analiza të mostrave Agjencia nuk ka bërë asnjë gjegjësisht siç qëndron në raport zero. Nuk ka as rregullore për kontroll e as udhëzime për atë se si inspektorët do ta kryejnë këtë kontroll zyrtar”, tha në konferencë shtypi Nikollovski.

Nga muaji maj deri në shtator të vitit të kaluar, pohon Nikollovski, Agjencia për ushim nuk ka pasur njohuri për sigurinë e ushqimit që e kanë konsumuar qytetarët dhe siç tha, duhet të pasojë përgjegjësi nga dejtori i AUV dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button