Alarmante: Numri më i madh i vrasjeve ndodhin në familje!

Edhe pse numri i vrasjeve vitin e kaluar ka qenë më i ulët se viteve paraprake, alarmante janë shifrat kur bëhet fjalë për shkaqet. 

Pikërisht numri më i madh i vrasjeve kanë qenë brenda anëtarëve të familjes.

20 vrasje kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar në Maqedoni. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në kryeqytet, ndërsa vetëm 15 prej tyre ka arritur ti zbardh Ministria për punë të brendshme.

‘MPB ka zbardhur 15 nga 20 vrasje të kryera gjatë vitit 2013. Numri më i madh i tyre ka ndodhur në Shkup edhe atë 8, ndërsa prej tyre vetëm 3 janë zbardhur. 12 vrasje janë realizuar me armë zjarri, tre me mjete të forta, dy me thikë dhe një me sakicë e forcë fizike, një me shkop dhe forcë fizike. Për 15 rastet e zbardhura të cilat janë kryer nga 18 persona, ndërsa katër nga të dyshuarit kanë bërë vetvrasje’ kumtojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion i MPB-së.

Shkaqet për numrin më të madh të vrasjeve, sipas konstatimeve të ekspertëve, kanë qenë probleme familjare.

‘Sa u përket motiveve të vrasjeve, 7 prej tyre kanë ndodhur në rreth familjar për shkak të prishjes së raporteve familjare, tre baballarë kanë hequr dorë nga dy djem dhe një vajzë, biri ka vrarë nënën, bashkëshorti – bashkëshorten, një vrasje vllazërore, ndërsa një i sëmurë psikik ka vrarë nënën dhe motrën e tij’ thonë nga MPB.

Sa i përket rajonit, në Shqipëri edhe pse të pa zyrtaryzuara akoma, thuhet se vitin 2013 janë vrarë të paktën 120 persona, ndërsa në dy dekadat e fundit mbi 6 mijë. Për Kosovën akoma nuk janë publikuar rezultatet e përmbledhura./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button