De Biasi ‘thumbon’ Portugalinë: Më vjen të qaj kur e shoh në finale!

Trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i ka mbetur hatri me faktin që nuk ka arritur të kalojë fazën në grupe të Euro 2016.

E gjithë kjo edhe për faktin se kombëtarja e Portugalisë është një skuadër e cila nuk fitoi asnjë ndeshje në grup dhe tani është në finalen e turneut.

“Çfarë ndjej kur shoh Portugalinë në finale? Më vjen të qaj, sidomos duke menduar se Portugalia ka fituar në gjysmëfinale ndeshjen e saj të parë”, tha trajneri i kombëtares shqiptare për Toro.it.

“Ne në grup arritëm të fitonim një ndeshje, ndërsa ata jo, por fatkeqësisht nuk arritëm të kualifikoheshim për më tej”

“Duhet të them gjithsesi se Fernando Santos ka bërë me të vërtetë një punë të shkëlqyer, nuk ishte aspak e lehtë të çonte në finale Portugalinë”, përfundoi De Biasi, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button