Gjermani, në gjashtë muajt e parë të këtij viti regjistrohen mbi 220 mijë azilantë

Qeveria gjermane njoftoi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2016, në këtë vend kanë ardhur 220.000 azilantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifrat tregojnë rënie të madhe të migrantëve pasi u bllokua rruga tokësore e ashtuquajtur “Rruga ballkanike” dhe pasi u nënshkrua marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë të premten theksoi se 222.264 persona janë regjistruar si azilantë nga janari deri në qershor të këtij viti.

Numri i azilantëve në masë të konsiderueshme ka rënë pas janarit në të cilin u regjistruan 91.617 azilantë.

Në qershor ky numër arrinte 16.335, ngjashëm si edhe dy muajt e kaluar. Vitin e kaluar, thuajse 1.1 milionë persona janë regjistruar si azilantë në Gjermani.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, tha se nuk ka parashikime për numrin e azilantëve që mund të arrijnë deri në fund të vitit, duke marrë parasysh pasigurinë në aspektin e zhvillimit të situatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button