Ndotje e ekosistemit mediatik

[Recension: Sashka Cvetkovska, zogu që asnjëherë nuk do të fluturojë!]

Përmbajtja mediatike që e recensojmë nuk ka asnjë element nga standardet profesionale të gazetarisë në të cilat mund të ndalemi dhe t’i vlerësojmë. Mirëpo, nga ana tjetër, ka një sërë “shkeljesh” të normave etike të profesionit, të cilat, meritojnë të përmenden.

Kjo “dosje” siç quhet në mënyrë pretencioze kjo “krijimtari” është përplot me kualifikime diskriminuese seksiste dhe gjinore që i janë bëërë njërës nga gazetaret tona më të shpërblyera për gazetari hulumtuese, vetëm për shkak të dyshimit të shprehur për vërtetësinë e një informate të publikuar në po të njëjtën medie.

Ne këtu nuk do të përcjellim asgjë nga ato kualifikime që të mos e ndotim hapësirën tonë (kush dëshiron ka link dhe mund të urdhërojë t’i lexojë ato), mirëpo nuk do të përmbahemi nga recensioni i gjuhës ofenduese dhe nënçmuese, еtiketimi dhe diskreditimi dhe diskualifikimi i një personi me integritet të dëshmuar gazetaresk.

Do t’ua përkujotjmë dy nene të Kodit të gazetarëve. Neni 15 thotë se:

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën.
Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Ky tekst është komunikim i pahijshëm me publikun.

Neni 16 i Kodit të gazetarëve është edhe më preciz:

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për qërimin e hesapeve me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

07082016-OhridSky-Saska

Data dhe koha e publikimit: 07.07.2016

Data e recensionit: 08.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

Nëse kjo nuk mjafton, ua përkujtojmë edhe rekomandimin për rolin e gazetarëve në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë civile ku thuhet se:

… gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve…

Nëse edhe kjo nuk mjafton do të shërbehemi edhe me nenin 10 të Kodit të gazetarëve, i cili kërkon prej tyre që të mos krijojnë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, të mos flasin me gjuhën e urrejtjes dhe të mos nxisin dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Për fat të keq, ky tekst e ka edhe këtë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button