Ndihmës sekretarja e SHBA-së Nuland të hënën në Shkup

Ndihmës sekretarja e shtetit për Evropë dhe Euroazi, Viktoria Nuland të hënën do të vizitojë Maqedoninë.

Siç njoftoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, gjatë qëndrimit në vend ajo do të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në takime, sipas njoftimit, do të diskutohet  për çështje bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës aktuale politike, mbështetjen për punën e zyrës së Prokurorisë Speciale, dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme.

Vizita e Viktoria Nuland në Maqedoni është në kuadër të turneut të saj në disa vende të rajonit përfshirë edhe Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Qipron.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button