Fundi e prish veprën

[Recension: ZAEVI I THA HAJNDËLIT SE MUND TË ARRIHET MARRËVESHJE PËR LISTËN ZGJEDHORE DHE PËR MEDIET]

Një tekst gazetaresk duhet të ketë fillim dhe fund, dhe brenda këtyre kornizave të jetë i vërtetë dhe objektiv. Në qoftë se vetëm një segment i artikullit është i pavërtetë ose i paverifikuar deri në fund, dështon i gjithë mundi i gazetarit. I tillë është rasti edhe me këtë tekst. Titulli dhe pothuajse i gjithë teksti është korrekt, mirëpo paragrafi i fundit…

dnevnikLinku deri te artikulli origjinal: ZAEVI I THA HAJNDËLIT SE MUND TË ARRIHET MARRËVESHJE PËR LISTËN ZGJEDHORE DHE PËR MEDIET

 Data dhe koha e publikimit: 06.07.2016, 17:56

 Data e recensionit: 07.07.2016

 Recensues: Vllado Gjorçev

Në fakt, titulli është pak i sforcuar. Është e vërtetë se Zaevi i ka thënë të dërguarit special gjerman për Maqedoninë, Johanes Hajndëlit, se ka mundësi të arrihet marrëveshje për listën zgjedhore dhe për mediet, mirëpo ka një moment të rëndësishëm, cili nuk është përmendur në tekst. Në fakt, Zaevi thotë se e gjithë kjo mund të arrihet nëse ka vullnet për këtë. Kjo dukshëm dallon nga ideja që liderit të opozitës t’i futet në gojë diçka që nuk e ka thënë, gjegjësisht të paraqitet situata sikur marrëveshja është në prag të arritjes, edhe pse situata është larg të qenit e shkëlqyeshme. Akoma nuk ka asnjë përparim në negociata, e as që është caktuar ndonjë datë për takim të liderëve.

FUNDI E PRISH VEPRËN

Në pjesën më të madhe, teksti është korrekt. Janë transmetuar deklarata nga personat me të cilët kishte takim Hajndëli. Megjithatë, paragrafi i fundit është i pavërtetë.

“Sipas paralajmërimeve, dje pasdite Hajndël kishte takime me Nikolla Gruevskin, liderin e VMRO-DPMNE-së, në MPJ, e pastaj edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi”.

E vërteta është se Gruevski nuk u takua me Hajndëlin. Madje edhe në komunikatën partiake thuhet se “delegacioni i VMRO-DPMNE-së realizoi takim me të dërguarin special gjerman, z. Johanes Hajndël.

“Nga ana e VMRO-DPMNE-së u theksua se partia është e përkushtuar për arritjen e zgjidhjeve pozitive të bazuara në përvojat evropiane, të cilat do të jenë racionale dhe do ta ruajnë interesin shoqëror. Pati pajtim të mendimeve se nevojitet qasje konstruktive dhe të hapur nga të gjithë faktorë politikë”.

Pas shkrimeve në disa medie se Gruevski megjithatë nuk është takuar me Hajndëlin, nga partia në pushtet dërguan sqarim se lideri i tyre akoma është jashtë vendit, në dasëm te një mik i afërt:

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk ishte i pranishëm në takimin e sotëm për arsye të cilat i kemi bërë të njohura. Së bashku me familjen është në udhëtim privat. Ai ishte i ftuar në dasëm nga një mik jashtë Maqedonisë që para disa muajsh. Qëndrimi jashtë vendit e përfundon ditën e nesërme”, thotë për “Nova” zëdhënësi i partisë në pushtet, Ivo Kotevski.

MOSVERIFIKIMI ËSHTË GABIM I PAPRANUESHËM

E njëjta ka mundur të bëhet edhe me tekstin që e recensojmë. Është dashur të verifikohet informata se a ka qenë Gruevski në takim me Hajndëlin. Për këtë do të mjaftonte një thirrje në qendrën për komunikime të VMRO-DPMNE-së me lutje për përgjigje. Kjo nuk është bërë, që është një minus i madh për artikullin, i cili ka pasur mundësi të jetë korrekt deri në fund.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button