Shefi i kabinetit të Halitit, do të mbrohet në liri

Armend Fazliu, shefi i kabinetit të Rafiz Halitit, i akuzuar për zjarrin në Postë, deri në fund të gjykimit do të jetë në liri.

Gjykata Penale i ka hequr arrestin shtëpiak por nuk mund të largohet nga Shkupi. Nga gjykata kanë deklaruar se edhe me këtë masë mund të sigurohet pjesëmarrja e të akuzuarit në gjykatë.

Për këtë shkak i hiqet arrestimi shtëpiak dhe i vendoset masa “ndalesë për lëshimin e vendbanimit apo Qytetin e Shkupit, marrja e lejes për udhëtim dhe dy herë në javë të paraqitet në gjykatë”.

Fazliu është arrestuar në fillim të muajit tetor dhe pas 2 javë paraburgim u lëshua në arrest shtëpiak.

Fazliu akuzohet për vepër të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme.

Procesi gjyqësorë ka filluar para një jave ku Fazliu deklaroi se është i pafajshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button