Gazetari e pavlerë

[Recension: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të “laramanëve” brenda natës iu bashkangjit edhe QTQ-ja]

Në këtë përmbajtje mediatike, në mes tjerash, problem më i madh është vërtetësia. Le të fillojmë nga teza e parë që është plasuar:

“Në qarqet opozitare flitet se ka ndodhur përçarje serioze ndërmjet “laramanëve” dhe udhëheqësisë së LSDM-së”.

Një pohim i këtillë pa e theksuar burimin, me të vërtetë e vë në pikëpyetje vërtetësinë e informatës. Në fakt, i gjithë teksti është bërë pa asnjë burim dhe kjo e shkakton mangësinë tjetër të kësaj përmbajtjeje mediatike – përmbajtësinë.

Përmbajtësia nuk mund të arrihet nëse nuk keni diversitet dhe balancim të burimeve të informatave.

07072016-Telegraf-Protesti-Linku deri te artikulli origjinal: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të “laramanëve” brenda natës iu bashkangjit edhe QTQ-ja

Data dhe koha e publikimit: 06.07.2016, 10:58

Data e recensionit: 07.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

GJUHË E JOTOLERANCËS

Atë që e ka teksti është anshmëri, komentim dhe fotografi manipuluese, dhe të gjitha këta faktorë të gazetarisë joprofesionale kontribuojnë që të përdoret gjuha e jotolerancës.

Të fillojmë nga fundi: gjuha e jotolerancës, që është rezultat i anshmërisë së dukshme politike të tekstit. Duke i konstatuar këto tendenca në gazetari, Kodi i gazetarëve përpiqet të paralajmërojë për këtë dukuri në nenin 10, ku thuhet se:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Njëra nga të drejtat e njeriut, që te ne është e garantuar edhe me Kushtetutë, është e drejta për protestë. Pa marrë parasysh motivimin politik ose çfarëdo lloj motivimi tjetër.

Prandaj, në tekstet mediatike që udhëhiqen nga këto parime, nuk ka mundësi të gjeni komente të integruara, të fshehura. Këtë e parasheh edhe neni 13 i Kodit të gazetarëve:

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

TEKST I MOTIVUAR POLITIKISHT

Teksti që e recensojmë e anashkalon këtë rregull dhe është përplot me komente. Kjo e bën atë politikisht të anshëm, edhe pse edhe kjo është në kundërshtim me Kodin, për shkak se në nenin 14 thuhet “gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”.

Dhe kjo nuk është e tëra. Kontribut adekuat për aspektin manipulues dhe anshmërinë politike të këtij teksti jep edhe fotografia, e cila duhet të sugjerojë se QTQ-ja është objekt i shëmtuar që duhet të barokizohet.

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button