Policia u telefonua 6 minuta pas grabitjes së Rinasit, u njoftua me vonesë nga monitoruesit e kamerave

Prokuroria krahasoi të dhënat e grabitjes së Rinasit dhe doli në përfundimin se policia u njoftua me vonesë nga monitoruesit e kamerave të ITCS-së, kompanisë që ka në ruajtje aeroportin. Të dhënat kamerave të sigurisë dhe regjistri i sallës operative të policisë në Rinas dëshmojnë se policia u telefonua 6 minuta pasi grabitësit u larguan nga pista.

“Abcnews” raporton se në dosjen e prokurorisë rezulton se grabitësi preu drynin e portës nr.3 të aeroportit në orën 14:23 minuta, ndërsa në orën 14:27 minuta, grabitësit dolën nga e njejta portë me makinën dhe dy thasët e mbushur me para. Nga verifikimi i telefonatës së bërë në sallën operative të policisë, rezulton se operatori është njoftuar në orën 14:33 minuta, 6 minuat pasi grabitësit kishin dalë jashtë aeroportit.

Mes policisë dhe ITCS pati akuza të ndërsjellta, për mungesën e reagimit gjatë grabitjes. Sipas zëdhënëses së ITA, policët ndodheshin pak metra larg, kur ndodhi grabitja, ndërsa sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, policia nuk është lejuar të marrë masa për ruajtjen e aeroportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button