Zhernovski: Çdo ndërtim pa leje në Qendër do të largohet

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me revizionin për përmendoret në urën Syri dhe deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski se janë spekulime deklaratat e komunës Qendër, Zhernovski tha se Gruevski duhet të kuptojë se në komunën Qendër ka një qeveri që është zgjedhur nga vet qytetarët.

“Gruevski mund të thotë çfarë të dojë. Çdo ndërtim pa leje për të cilin do të vërtetohet se është ndërtuar dhe vendosur kundër ligjit do të largohet. Përmendorja e Car Dushanit, për të cilën ministrja e kulturës thotë se nuk din kush e ka vendosur, është vendosur vetëm për të shkaktuar incident”, deklaroi Zhernovski.

Do të kërkoj asistencë policore, por nuk di se si do të reagoj, thotë Zhernovski.

„Pasi ministrja e punëve të brendshme thotë se gjithmonë ka vepruar sipas kushtetutës dhe ligjeve, kërkoj që këtë ta bëjë edhe tani dhe të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjit”, tha Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button