LSDM-ja, pyet qeverinë sa para të shtetit kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve?

“Ministri Nikolla Todorov, ka pranuar tenderin e kurdisur në shëndetësi, i cili do dërgonte miliona euro para të qytetarëve në firmën familjare të Ivona Talevskës. Paralajmërimi nga ministri Todorov, për prishjen marrëveshjes me firmën Visaris MKD, vërteton tenderimin kriminal të qeverisë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Ko parti pyet ministrin Todorov dhe kryeministrin Gruevski, se sa tenderë të këtillë antiligjore, janë ndarë?

Njëkohësisht kjo parti shtron pyetjen se sa miliona, para të shtetit kanë përfunduar ne xhepat e zyrtarëve dhe të dëgjueshmëve të tyre?

LSDM-ja, akuzon se funksionarët e VMRO-DPMNE-së, kur kapen në kriminalitet, tërhiqen me arsyetimin se e kanë bërë për të mirën e përgjithshme.

“Ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, u tërhoq nga shitja skandaloze e tokës në qendër të Shkupit, për një euro metër katrorin, pasi u zbuluan qëllimet kriminale dhe shitja antiligjore”, thotë LSDM-ja
Kjo parti kërkon, përgjegjësi politike për të të gjithë ata që janë të përfshirë në skandalin korruptiv medial, “Visaris”.

Lajme të ngjashme

Back to top button