Janë shumë me fat apo ndodh mashtrim i madh në lotarinë fiskale?

Janë shumë me fat apo ndodh edhe një mashtrim i madh në lojën shpërblyese “Fiskalja në dorë,  fitim pa mundim”? 

Rezultatet nga tërheqja e 27 janarit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së financave tregojnë se anëtarët e të njëjtës familje, me të njëjtin mbiemër dhe adresë të njëjtë banimi në të njëjtën ditë janë tërhequr dy, tre por edhe 8 herë.

“Çdo lojë ka mashtrime, vetëm këtë mund ta them”, deklaroi një qytetarë për Radio Evropa e Lirë.

Fat më të madh ka pasur familja nga Shkupi, anëtarët e së cilës janë tërhequr 8 herë për shpërblimin “Vauçer për produkte ushqimore prej 1000 denarëve”. Familja nga Gjevgjelia është tërhequr tre herë për vauçer prej 1000 denarëve. Të njëjtin shpërblim e ka fituar tre herë edhe një familje nga Velesi. 

Në ministrinë e financave janë përgjigjur se loja shpërblyese “Fiskalja në dorë, fitim pa mundim” është lojë e të gjithë qytetarëve dhe se të gjithë mund të jenë pjesëmarrës.

“Loja është transparente, rregullat e pjesëmarrjes janë të thjeshta, procesi i tërheqjes dhe shpërndarjes së dhuratave është transparente dhe ndodh para syve të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button