SHBA: Katër policë të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur (VIDEO)

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon, Los-Anxhelosin, mbrëmë janë mbajtur protesta, në të cilat është shprehur tmerr me vrasjen e dy zezakëve nga policia gjatë dy ditëve, njofton REL.

Në protesta është parë prani e madhe e policisë, që në të shumtën e rasteve ishte paqësore, por në Dallas policia tha se katër oficerë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, nga dy snajperë, të cilët qartas e kishin pozicionuar vetveten mbi nivelin e rrugës.dallas

Protestuesit po reagonin kundër dy vrasjeve nga policia. Në njërin rast u vra personi, Philando Castile, afër vendit St. Paul në Minesotë, më 6 korrik. Dashnorja e tij, Diamond Reynolds, në rrjetet sociale e ka postuar videon ku shihet Castile duke vdekur në rrëke të gjakut.

Më 5 korrik, personi, Alton Sterling, është vrarë gjatë një grindjeje me dy policë të bardhë në Baton Rouge në Luizianë.

Policia tha se tre persona të dyshuar janë arrestuar.

Presidenti amerikan, Barack Obama, këto vrasje i ka cilësuar si tragjike.

“Të gjithë ne si amerikanë duhet të jemi të shqetësuar nga këto të shtëna, pasi ato nuk janë incidente të izoluara. Ato janë shenjë e një kompleksi të gjërë të pabarazive, që ekzistojnë në sistemin tonë gjyqësor penal”, tha Barack Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button