Hajndëll: Fillimisht kushte, pastaj datë për zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen para vitit 2018 por, fillimisht duhet të krijohen kushte që ata të jenë demokratike, vlerësoi përfaqësuesi special Johanes Hajndëll, në një intervistë për Alsat-M. Më e rëndësishme se data e zgjedhjeve, sipas Hajndëll është arritja e një marrëveshje para pushimeve verore, për dy çështjet e mbetura pezull, listën zgjedhore dhe mediat.

“Zgjedhjet duhet të mbahen para vitit 2018, kjo është ideja e Përzhinës, por kuptohet duhet të ketë kushte për mbajtjen e tyre… Përshtypja ime pas bisedimeve është se të paktën për listën e zgjedhësve do të jetë e mundur një zgjidhje e shpejtë. Sa u takon mediave, akoma zhvillohen bisedime, por çështja (dhe kjo është pjesa më komplekse) është që unë shpresoj që partitë të gjejnë zgjidhje para pushimeve verore. Nëse partitë nuk arrijnë vetë marrëveshje, atëherë mund të pritet këshilla dhe ekspertiza e ekspertëve ndërkombëtar”, deklaroi përfaqësuesi special Johanes Hajndëll.

Disa ditë pas prononcimit të eurokomisarit Johanes Han, edhe Hajndëll përsëriti se për BE-në është primare funksionimi i demokracisë dhe shtetit juridik, më shumë se sa zhvillimi ekonomik.

Hajndëll tha se përderisa vazhdon kriza politike as zgjidhja e çështjes së emrit tani nuk do ta ndihmonte perspektivën e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button