Shkëndija theu akullin, kualifikohet në raundin e dytë

Skuadra e  Shkëndijës tani më po feston një tjetër sukses historik, për herë të parë ekipi kuqezi nga Tetova ka kaluar raundin e parë të garave të Ligës së Evropës, duke eliminuar skuadrën e fortë polake Krakovia me rezultat të përgjithshëm 4:1 (2:0. 1:2).

Skuadra e Shkëndijës luajti një ndeshje të mrekullueshme, ku shfrytëzuan rastet në maksimum, ndërsa Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani ishin futbollistët që i shënuan golat vendimtar në ndeshjen e dytë, e që i japin kualifikimin për në raundin e dytë, ku tetovarët i pret dueli me skuadrën nga Azerbajxhani Nefçi.

I gjithë rrëfimi përfundoi vetëm pas 10 minutave lojë, kur të përzgjedhurit e trajnerit Akrapoviq me anë të Besart Ibraimit e shënuan golin e parë në fushë mysafire, që ishte paralajmërim i suksesit.

Shkëndija gjatë gjithë ndeshjes luante qetë dhe me mençuri, kështu edhe pjesa e dytë filloi me rast të mrekullueshëm të Ibraimit, i cili goditi shtyllën e Krakovijas. Nikoqirët barazuan rezultatin në minutën e 68-të me anë të Mateush Çetnarski, por kjo ishte gjithçka që bënë polakët, pasi loja e mirë e Shkëndijës u shpërblye në fund, pikërisht në minutën e 90-të, kur Ferhan Hasani shënoi për fitore.

Dy ekipet tjera nga Maqedonia, Rabotniçki dhe Sileksi janë eliminuar nga garat e Ligës së Evropës. Shkupjanët u eliminuan nga Buduçnosti i Malit të Zi (1:1) me rezultat 1:0, ndërsa Sileksi humbi në dy ndeshjet nga Vaduz (1:2 dhe 1:3). /Portalb.mk/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button