fbpx

Banorët e Kumanovës e Likovës: Ulja e çmimit të rrymës është sa qesharake aq ofenduese

Prej këtij muaji, sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, qytetarët e Maqedonisë, do të paguajnë rrymë më të lirë për 0.25%, që do të thotë se nëse një qytetar e ka paguar një faturë 1000 denarë, tani do të duhet ta paguaj 2.5 denarë më lirë apo 977.5 denarë. Sipas banorëve të Kumanovës e Likovës, të anketuar për Portalb kjo ulje është sa qesharake aq dhe ofenduese; çmimi i rrymës është shumë i lartë krahasuar me standardin jetësorë Ndërsa liberalizimi i tregut të rrymës është i mirëseardhur.

“Nuk është asgjë kjo ulje, kur dihet se popullata ka borxhe, të cilët nuk kanë mundur t’i paguajnë me rregull dhe për çdo faturë të mos-paguar ka kamatë. Nuk mjafton kjo ulje aspak.”-deklaroi M.A, nga Kumanova, i cili rreth çmimit të rrymës u shpreh “Çmimi i rrymës është i lartë, është astronimik! Krahasuar me standardin në të cilin jetojmë, e paguajmë rrymën më të lartë në tërë Evropën. Kot i lëshon shteti reklamat për kursimin e rrymës elektrike. Qytetari sado që të mundohet ta kursejë rrymën, sërish duhet të paguajë shumë sepse çmimi është i lartë. Unë vetë mesatarisht paguaj 2500 den në muaj.”

“Është e pamjaftueshme. Në saje të të ardhurave që marrim, çmimi i rrymes është i shtrenjtë.”-tha I.S. nga fshati Llojan, “Mesatarisht paguaj 50 euro në muaj, por duke qenë tepër i vëmendshëm në shpenzimin e rrymës.”

“Ështe ulje qesharake dhe aspak nuk e lehtëson faturën mujore të rrymës.”-tha B.R. nga fshati Sllupçan, “Çmimi është jashtzakonisht i lartë krahas standardit jetësore ose te ardhurave mujore të një familje.”

“Ulja është sa qesharake aq edhe ofenduese.”– deklaroi A.S. nga fshati Opajë, “Çmimi është më i shtrenjtë në rajon. Paguaj 3000 den në muaj, jemi familje 5 anëtarëshe.”

Tregu i energjisë elektrike filloi të liberalizohet nga ky vit dhe përfundimisht do të liberalizohet në vitin 2020. Qytetarët shprehën mendimin e tyre edhe për çështjen në fjalë.

“Çdo konkurrencë është e mirë, është e mirëseardhur konkurrenca. Atëherë qytetari do të zgjedh çfarë është më lirë dhe më mirë, dhe për të do të përcaktohet.”-tha M.A, “Shumë vonë është, kjo është dashur të bëhej shumë më heret, jo të pritet 2020-ta!”

“Do të ketë konkurrencë dhe natyrisht që konkurrenca ndikon në uljen e çmimit.”- u përgjigj I.S. në pyetjen se a do të jetë i dobishëm për qytetarët liberalizimi i tregut të rrymës.

“Mendoj se do te ishte e mireseardhur një gjë e tillë, sepse do te krijohet politika konkurruese që domethënë se është në të mirë të qytetarëve.”- tha B.R.

“Liberalizimi do të jetë i mirëpritur nëse ndodh në kushte transparente dhe të konkurencës së plotë”-tha A.S.

Ndryshe, çmimi i ri i energjisë elektrike është 4.9777 denarë për 1 kilovat/orë, por dallon në varësi prej grupeve të tarifuara. Ky çmim do të vlejë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ky është viti i dytë me radhë që energjia elektrike lirohet për amvisëritë me përqindje shumë të vogël. Vitin e kaluar është zvogëluar për 0,33 përqind, që do të thotë, për çdo 1000 denarë, qytetarët kanë paguar më lirë për 3.3 denarë.

Sipas të dhënave të Eurostat, qytetarët në Maqedoni paguajnë çmim mesatar prej 0,0785 euro për 1 kilovat/ orë, ndërkohë që në vendet tjera të rajonit çmimi mesatar i rrymës është si vijon: në Kosovë 0,0552 euro; në Serbi 0,0607 euro; në Bullgari 0,0832 euro; në Greqi 0,1767 euro; në Slloveni 0,1630 euro; në Bosnje e Hercegovinë 0,0791 euro; në Shqipëri 0,1156 euro për 1 kilovat/ orë./Portalb.mk

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

 Qytetarët nuk e mirëpresin uljen prej 0.25% të rrymës elektrike, thonë është tallje! 

Vendimi i KRE-së, rryma për 0.25 % më e ulët 

A  paguajmë çmimin më të lartë në rajon të energjisë elektrike?

Banorët e Çairit paguajnë errësirën!

Janari dogji qytetarët, EVN me fatura marramendëse në fillim të vitit

Kur EVN “plaçkit” xhepat e qytetarëve!

EVN i ‘dogji’ qytetarët me faturat e saj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button