Brukseli ‘ngrin’ edhe 69 milionë euro

Malinka Ristevska – Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane thotë se ekziston mundësia reale që Brukseli të diskutoj edhe për heqjen e statusit kandidat të Maqedonisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Për momentin punët shkojnë drejt përkeqësimit dhe mund të rrezikohet edhe statusi i vendit kandidati. Kjo me të vërtetë është mesazh shumë i keq politik. Në të gjitha hartat ju shkruan si rast i vetëm i tillë, si paradoks dhe definitivisht është keq për Maqedoninë dhe qytetarët e saj”, u shpreh Malinka Ristevska – Jordanova, IPE.

Bojan Maricic nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian thotë se përveç pezullimit të gati 100 milionë eurove nga IPA fondet, Maqedonia rrezikon të ballafaqohet edhe me pengesa të tjera nga Brukseli, transmeton 21 Media.

“Edhe më e frikshme është se janë dëgjuar paralajmërime se ndoshta Maqedonia do ta humb akreditimin me menaxhimin të decentralizuar ose direkt me paratë evropiane në Shkup, ose më saktë Ministria për Financa. Nëse kjo ndodh, është goditje serioze, për shkak se në vitin 2009 Maqedonia ishte prej vendeve të para në rajon që fitoi akreditimin për menaxhimin me paratë evropiane”, tha Bojan Maricic, QSE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button