Shtyhet rinovimi i Hysajt, menaxheri: Qëndron 100% te Napoli

Shtyhet rinovimi i kontratës së Elseid Hysaj-t te Napoli. Takimi i parashikuar të zhvillohej të mërkurën, u spostua për një tjetër ditë, për arsye që nuk lidhen me vullnetin e mbrojtësit kuqezi apo klubit të Serisë A.

Pavarësisht shtyrjes, shkodrani do të firmosë rinovimin për një vit të kontratës. Qëndrimi i tij në San Paolo do të zgjatet deri në vitin 2021, ndërsa do të përfitojë edhe një përmirësim të dukshëm të të ardhurave, pasi është shndërruar në një titullar të pazëvendësueshëm te Napoli, transmeton SuperSport.

Për të konfirmuar se Elseid Hysaj do të vazhdojë aventurën në skuadër, shërbeu edhe deklarata e menaxherit të futbollistit, Mario Giuffredi. Sipas përfaqësuesit të shkodranit “Nuk na nxiton asgjë dhe po punojmë me qetësi. Nuk ekzistojnë dyshime rreth Elseidit. Hysaj do të qëndrojë 100 për qind te Napoli”.

Në deklaratat e tij, menaxheri i mbrojtësit kuqezi theksoi se nga rinovimi i kontratës do të mbeten të kënaqur edhe klubi e tifozët e Napolit, por edhe futbollisti “që është i lumtur tek të kaltërit”.

Fjalë që transmetojnë qetësi në radhët e skuadrës së Serisë A, që megjithë punën për rinovimin e kontratës së Hysaj-t, nuk injorojnë zërat e merkatos. Së fundmi për shqiptarin është interesuar edhe Chelsea e Antonio Conte-s dhe me një ofertë të kënaqshme financiare, Napoli mund të vendoste ta shiste lojtarin në Premier League-n angleze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button