Mohamed, nga refugjat në fotograf: në shkrepjet e tij historitë e emigrantëve të tjerë

Ka lindur në vitin 1993 në Bregun e Fildishtë e për të mbërritur në Itali ka ecur për tre vjet. Në Romë ka ndjekur një kurs fotografie dhe në një çast,  është shfaqur gjeniu.

Nuk e kishte marrë kurrë në dorë një aparat fotografik, ndoshta nuk e kishte parë kurrë një të tillë, por shkrepja e tij e parë ishte e vlefshme për çmim. Me një imazh të vetëm, Mohamed Keita arriti të bëjë bashkë të gjitha pasuritë e tij dhe të tregojë një histori shumë të ndërlikuar. Pasi ai ishte një emigrant (e në një farë kuptimi, është ende i tillë) të paktat gjëra me vlerë që kishte ishin konsumuar gjatë shumë të papriturave të rrugës: një kuti kartoni, dy apo tre veshje brenda një qeseje blu dhe një palë këpucë.

Ajo fotografi për Mohamed ishte pikënisja për një histori të re: zbulimine  një pasioni që në pak kohë u shndërrua në një profesion.mohamed 1

Historia nis nga Bregu i Fildishtë, përshkoi kilometra të tërë në shkretëtirë vetëm me sandalet me gisht, kaloi Malin, Algjerinë dhe Libinë. Mbërriti në Maltë me një varkë e më pas u fsheh në një traget për të arritur në Sicili. Në vitin 2010 përfundoi në Romë dhe për tre muaj jetoi në rrugë. Më pas, ndoqi një kurs fotografie dhe në një moment jeta e tij ndryshoi, doli në pah gjeniu.

Mohamed Keita është tashmë, një emër në nivelin ndërkombëtar. Ka hapur ekspozita nga Londra në Nju Jork, madje edhe pranë emrave të rëndësishëm të reporterëve të luftës. Disa e ka mbiquajtur “portretistin e emigrantëve” dhe ai nuk fyhet aspak nga ky cilësor.

moahmed 2

Prej muajsh shëtit Italinë për të treguar jetën e refugjatëve. Të atij që ka kaluar detin për t’i ikur luftës dhe për të ndjekur endërrën e një jete pa shpërthime  e burgje. “Edhe unë jam arratisur nga bombat, të njëjtat bomba që kanë vrarë prindërit e mi e që e kanë bërë tejet të rrezikshme jetën në vendin tim – tregon – në Bregun e Fildishtë kishte luftë e unë nuk mund të qëndroja më aty. Nuk erdha në Itali duke menduar të bëja reporterin, por takimi me aparatin fotografik ishte dashuri me shikim të parë”.

Në Sardenja ai është një nga të ftuarit e festivalit “Më pak se tridhjetëenjë”, një përmbledhje fotografike ndërkombëtare, kushtuar autorëve që nuk kanë mbushur ende 31 vjeç e që tejkalon kufijtë e vendit, të qytetit apo të ishullit.

Mohamed mbërriti pak javë më herët dhe me aparatin e tij fotografik së bashku me regjisorin Vincenzo Ligios nisi të udhëtojë për të treguar jetën e refugjatëve. Edhe këtu zbarkimet e refugjatëve janë të vazhdueshme dhe ka sigurisht edhe histori të arrira të integrimit apo të vështirësive. Të ëndërrave të realizuara dhe të margjinalizimit.

Shkrepjet e Mohamed tregojnë gjithçka shumë mirë. Emigrantët mes turistëve në rrugët e nxehta të Algeros, ata që presin autobuzim pranë pushuesve që shkojnë në det. Djemtë e vegjël që luajnë me top në një fushë të pluhurosur të periferisë apo dikush tjetër që luan me top i vetëm ndërsa dielli perëndon në plazh. “Ajo e Sardenjës është një ndër etapat e shumta të rrëfimit: të tjerat janë ato në Latina, në Romë, Capalbio, Torpignattara. Në Salerno kamë takuar emigrantëve që janë bërë muzikantë, në Venecia të tjerë kanë zbuluar artin. Dua të tregoj të gjitha aspektet e jetës së atyre që mbërrijnë deri këtu: jo vetëm vështirësitë, ato që janë shumë të lehta për t’u dëshmuar dhe fotografuar. Buzëqeshjet janë të rralla dhe të vështira për t’u ndjekur, por japin shumë më tepër kënaqësi”.

Përgatiti: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button