Kaftana dhe dimi vidhen nga një butik në Tetovë

Një numër i madh i veshjeve kombëtare si kaftana dhe dimi me vlerë prej 300 mijë denarëve janë vjedhur nga butiku “Aleza” pronar i së cilit është A.SH nga Tetova.

Butiku gjendet në rrugën “Murat Bafqari” në Tetovë.

Deri më tani persona të panjohur kanë kryer vjedhjen natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës, informojnë nga policia e Tetovës.

Pas thyerjes me forcë të derës, hajdutët me vete kanë marr 25 palë veshje kombëtare kaftane dhe 10 palë dimi, dhe ma pas janë larguar pa i vërejtur njeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button