SHBA, polici vret një afroamerikan në Minesota

Një afroamerikan qëllohet për vdekje nga policia në shtetin federal amerikan Minesota, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ka ngjallur jehonë të madhe pasi gruaja Lavish Reynolds ka publikuar në median sociale pamjet në momentin e vrasjes së të dashurit të saj Philando Castile dhe pamjet kur polici i drejton atij armën.

Ndërsa policia e St. Anthony ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë kontrollit ndaj një automjeti në Falcon Heights.

Gjithashtu mësohet se Lavish Reynolds ka thënë se i dashuri i saj është qëlluar nga policia teksa përpiqej të nxirrte patentën. Autoritetet kanë theksuar se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim dhe polici që ka hapur zjarr nuk ndodhet për momentin në detyrë.

Reynolds pas ngjarjes pretendon se polici ka qëlluar katër herë mbi 32 vjeçarin Castile i cili menaxhonte një kafe në një shkollë.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ngjarjes në automjet ndodhej edhe vajza e Reynolds.

Si rezultat i vrasjes së afroamerikanit 37 vjeçar Alton Sterling nga policia ditën e martë jashtë një marketi në Baton Rouge të Louisiana-s në SHBA, bëri që në vend të rinisnin protestat kundër dhunës policore në vend.

Etiketa “#AltonSterling” e përdorur në Twitter për të protestuar mbi incidentin brenda një kohe të shpejtë u rendit në shkallën më të lartë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button