Shkëndija turpëroi Zajazin

Skuadra e Shkëndijës në ndeshjen e saj të dytë kontrolluese e në kuadër të fazës së parë të përgatitjeve që i zhvillon në Ohër, mundi ekipin e Zajazit anëtare në ligëne dytë me rezultatin 5-0.

Autor të golave në këtë ndeshje kontrolluese për ekipin kuqezi ishin Egzon Belica, Zhunior dhe Vruçina në pjesën e parë të lojës, ndërsa Bujamnin Shabani dhe Artim Pollozhani në pjesën e dytë.

Trajneri përgjegjs Shpëtim Duro ka inkuadruar të gjithë futbollistët që ka në disponim, ndërsa të njëtën e ka bërë edhe trajneri i Zajazit Nazmi Ajdini.

Për Shkëndijën ishte kjo kontrolluesja e dytë gjatë përgatitjeve në Ohër, pas asaj kundër Vrapçishtit të cilën e fitoi 3-0.

Pas kësaj ekipi i Shkëndijës është kthyer në Tetovë, ndërsa pas disa ditëve do të udhëton në qendrën e njohur sportive Belek në afërsi të Anatlisë në Turqi ku ka kushte ideale për të zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve.

KF Shkëndija lujati me këtë formacion :

Velii (Nuhiu), Bejtullai (Alili), Belica (Ziberi), Mustafi (Abazi), Cuculi (Muharemi), Selmani (Luma), Pollozhani (Useini), Zhunior (Shaqiri), Imeri (Asani), Fazliu (Shabani dhe Bardhi), Vruçina (Taipi dhe Hasani)

KF Zajazi luajti me këtë formacion: Mirselloski, Nebiu (Tahiri), Askov), Sulejmani (Tafa), Ismaili, N.Ismamili, J.Kadriu (Adili), V,Zeqiri (Dani), F.Kadriu (emini), Mustafa (Osmani), Emurllai (Ibraimi

Arbitra: Marjan Eckovski (kryesor)
Fatmir Bafto dhe Radmilla Sollakoska (anesore)

Lajme të ngjashme

Back to top button