Komuna e Gostivarit: Rufi Osmani shndërroi Komunën në sallon veturash

Vazhdojnë akuzat mes Komunës së Gostivarit dhe ish kreut të kësaj komune Rufi Osmani.

“Ditë më parë publikuam se si Rufi kryetari bleu në katër sy veturë luksoze të tipit Audi A6, e jo siç gënjyen dje RDK-ja e Rufisë, ku thanë se paskan kursyer 16 mijë euro dhe se paska vendim këshilli për të blerë këtë veturë të lartpërmendur” thonë nga Komuna e Gostivarit. 

“Dokumenti i vetëm për atë veturë është kontrata e shitblerjes që dje publikuam dhe asnjë dokument tjerët. Deri sa në rastin e skandalit të djeshëm Rufiu kishte marr rolin e mekanikut, në skandalin e sotëm del se Rufiu në mandatin 200-2013 e ka luajtur rolin edhe të shitblerësit të veturave, pra e ka shndërruar veturën në sallon për shitblerje të veturave”, dolën me akuza komuna e Gostiavrit që aktualisht udhëhiqet nga Nevzat Bejta.

“Doktor profesori i ekonomisë, Rufi Osmani ka nënshkruar kontratë që të jep Fiat Puntoe prodhimit 2006 dhe 4 mijë euro para dhe të merr veturë të llojit Reno C (Kango) nga një person fizik. 

Edhe në këtë rast, organi kontraktues (komuna e Gostivarit – Rufi Osmani), nuk e ka respektuar dhe e ka shkel nenin 2 të Ligjit për Furnizime Publike dhe me e atë e ka ndaluar: konkurrencën, në mes operatorëve ekonomik, trajtimim e njëjtë dhe jodiskriminimin, transparencën dhe integritetin në procesin e ndarjes së kontratave për furnizime publike dhe shfrytëzimin efikas dhe racional të mjeteve në procedurë për furnizime publike. 

Shtrohet pyetja dhe lind dyshim, se ç’ju desh Rufi Osmanit si kryetar i komunës së Gostivarit tu hyje dallavereve me shitblerjen e veturave pronë të komunës, që një ditë të blej veturë në katër sy dhe ditën tjetër të ndërroje veturën e komunës me veturë tjerë dhe të jep para shtesë”, reagojnë nga Komuna. 

Lajme të ngjashme

Back to top button