Dikush pyeti si do të dukej bota pa myslimanët: dhe ja përgjigja brilante

Sulmet terroriste dhe tmerri i shkaktuar nga ISIS,  ndikuan në masë të madhe në ngritjen e një valë të re të islamofobisë nëpër Evropë.

Sipas një studimi, më shumë se gjysma e britanikëve e shohin islamin si një kërcënim për demokracinë liberale të perëndimit.

Raportimi i mediave mbi myslimanët ka luajtur rol në përhapjen e një ideje, të ashtuquajtur përplasja e civilizimeve, sipas së cilës myslimanët dhe perëndimi janë disi të mospërputhshëm.

Por a janë myslimanët me të vërtetë nga aspekti kulturor dhe shoqëror aq ndryshe nga perëndimi?

Një përdorues i Tumblr ka postuar një pyetje shumë të thjeshtë, por me një imazh shumë pezmatues (foton me dy kullat binjake):2

Imagjinojeni botën pa myslimanët.

Por ajo çfarë pasoi, në fakt ishte një listë e gjatë e gjërave të shpikura nga myslimanët dhe bota islame:

Kafeja

Kamerat, fotoaparatet (kamera e parë optike, Ibn al-Haytham)

Fizika eksperimentale

Shahu

Sapuni

Parfumi

Ujitja

Kollodoku, motori me djegie të brendshme, valvolat, pistonat

Kombinimet e drynjve

Risitë arkitektonike

Instrumentet kirurgjike

Anestezia

Helikopteri

Tretmani i lijës/inokulimi

Stilografi

Sistemi i numrave

Algjebra /Trigonometria

Kriptologjia moderne

Tri kurset e shujtës (supa, mishi/peshku, frutat)

Kristali i qelqit

Tepihu

Çeqet

Kopshtet e rregulluara për zbukurim dhe meditim, të përdorura deri atëherë vetëm për ilaçe dhe kuzhinë

Universiteti

Optika

Notat muzikore

Furçë dhëmbësh

Spitalet

Larja në banjë

Jorgani

Pijet e lehta

Buzëkuqi dhe lapsi i syve

Kirurgjia plastike

Kaligrafi

Prodhimi i letrës dhe rrobave

Parashuta

Ishte mysliman ai që ka zbuluar se drita futet përmes syrit dhe në bazë të kësaj është zbuluar kamera

Ishte mysliman ai që ka provuar të fluturojë i pari në vitin 852.

Ishte mysliman Jabir ibn Hayyan i njohur si baba i kimisë modern. Ai transformoi alkiminë në kimi. Ai zbuloi distilimin, purifikimin, oksidimin, avullimin dhe filtrimin. Ai poashtu zbuloi acidin sulfurik dhe nitrik.

Ishte mysliman Al-Jazari i njohur si baba i robotikës.

Ishte mysliman arkitekti i kështjellës së Henry V.

Ishte mysliman ai që zbuloi gjilpërat për trajtimin e kataraktës së syve, teknikë e cila përdoret edhe sot e kësaj dite.

Ishte mysliman ai që zbuloi se toka është e rrumbullakët 500 vite para Galileut.

…dhe lista vazhdon.

Vetëm imagjinoje botën pa myslimanët. Me siguri ke menduar, imagjinoje botën pa terroristët.

Dhe aty do të pajtoheshim, bota sigurisht se do të ishte më vend më i mirë pa ta.

Por të mbash fajtor gjithë grupin për veprimet e disa individëve është qasje injorante dhe raciste.

Askush nuk pret nga krishterët apo njerëzit e bardhë të mbahen përgjegjës për veprimet e Timothy McVeigh (shpërthimet në Oklahoma) apo Anders Breivik (vrasjet në Norvegji), apo personi që qëlloi kongresmenin Giffords në kokë, lëndoi 12 dhe vrau edhe 6 njerëz, dhe me të drejtë ngase ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këto incidente! Sikurse edhe 1.5 miliardë myslimanë që nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë incident!

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button