Hillary Clinton kritikon policinë amerikane

Kandidatja e mundshme për presidente në radhët e demokratëve në SHBA, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, ka kritikuar me fjalë të ashpra vrasjen e një amerikani me ngjyrë në qytetin Baton Rouge të Louisiana-s nga ana e një polici, raporton Anadolu Agency (AA).

Clinton nëpërmjet një deklarate me shkrim ka reaguar në lidhje me vrasjen e amerikanit me ngjyrë Alton Sterling i qëlluar nga policët në qytetin Baton Rouge.

Ajo duke theksuar se ky është një rast serioz, tha se “Vdekja e Alton Sterling është një tragjedi, lutjet e mia janë me familjen dhe 5 fëmijët e tij. Shumë familje afrikano-amerikane nga Staten Island në Baltimore, nga Ferguson në Baton Rouge mbajtën ditë zie për të afërmit e tyre për shkak të dhunës së policisë”.

“Në rast se shumë amerikanë, besojnë se shteti jonë nuk i vlerëson ato për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre këtu ka një gabim që është nga rrënja”, tha Clinton.

Sipas të dhënave në lidhje me dhunën e policisë në lajmin e gazetës amerikane Washington Post, me vdekjen në Baton Rouge brenda vitit 2016 janë vrarë 505 persona nga ana e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button