Qeset plastike akoma prezente ne terren?

Edhe pse kohë më parë Ministria e ambientit jetësor miratoi Ligj dhe akt ligjor për mos përdorim të qeseve plastike, si duket kjo gjë nuk ka dhënë efektin e pritur për shitoret e mëdha dhe tregjet. 

Mjafton një vëzhgim nëpër qytet, për të evidentuar rastet ku buka shitet e ambalazhuar me qese.

Por për Ministrin e mjedisit Abdulaqim Ademi ndalesa është në fuqi ,dhe deri më tani nuk kemi hasur në shkelje .

‘Duke pasur parasysh efektet  negative nga përdorimi i plasmasave plastike në ambient ne kemi miratuar edhe Ligj por edhe akt nënligjor me të cilin ndalojmë përdorimin e tyr, të njejtat duhen të zëvendësohen me material të cilat janë të tretshme dhe kjo ndalesë është në fuqi. Nëpërmjet Inspektoratit të tregut por edhe të atij të ambientit jetësor ne bëjmë mbikqyrjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, dhe nuk kemi hasur deri më tani në shkelje, por nëse paraqiten inspektorët marin masa jo vetëm për gjobitje por edhe konfiskimin e të njejtit material. Kjo varet shumë edhe nga operatorët që janë në treg veqanerisht nga marketet e medha të cilët nuk oftojnë materialin e duhur,ata duhet të kujdesen që  qeset të jenë të tretshme dhe nuk demtojnë natyrën’ tha Ademi.
 
Ndryshe qeset plastike prodhohen nga polietileni, i cili është produkt i naftës. Gjithashtu, për prodhimin e tyre përdoret edhe gazi natyror. Procesi i prodhimit të qeseve plastike shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe, pa dyshim, harxhim energjie. Gjatë procesit të prodhimit të qeseve plastike ndodh ndotja e ajrit me substanca toksike dhe CO2 me rreth 1,1 kg ndotje atmosferike, gjë që ndikon mjaft në shiun acid dhe smogun.

Lajme të ngjashme

Back to top button