Koço Danaj: Radika është lumi i Shqipërisë Natyrale

PORTALB:Prononcimi juaj për projektin “Fusha e Lukovës” mendoni se ky projekt do të dështon apo do të triumfojë nga qeveritarët tanë?

Koço Danaj: Jo, projekti i shovinizmit maqedonas i drejtuar nga Gruevski, nuk do të realizohet, ai do të dështojë. Ajo që do të realizohet do të jetë shpërbërja e FYROM , e cila do të fillojë me lumin Radika. Tashmë kemi të bëjmë me mënyrën figurative me atë që quhet “Lojë me letra të hapura”.

PORTALB: Mendoni se Qeveria Rama dhe Gruevski  kanë bërë ndonjë marrëveshje të fshehtë dhe sipas mendimit tuaj  duhet Rama të ndihmon për popullatën dibrane?
Koço Danaj: Natyrisht që ka një marrëveshje të fshehtë, por midis Gruevskit dhe Daçiq. Jo vetëm qeveria Rama, por edhe qeveria Thaçi, por edhe secili shqiptar është i detyruar sot a nesër të ndodhet në Dibër të madhe, në Radikë. Nuk bëhet fjalë për fatin e një lumi, bëhet fjalë për fatin e një kombi.

PORTALB: Kohë më parë protestat në Tiranë ndaluan armët kimike,  mendoni se protestat e organizuara në Dibër të madhe dhe te Ju në Tiranë nga ana e Aleancës kundër devijimi të lumenjve do të kenë sukses të ndalojnë këtë projekt?

Koço Danaj: Jo vetëm protestat , por të gjitha mjetet demokratike , deri te mosbindja civile e shqiptarëve në Dibrën e madhe do të kenë sukses. Shqiptarët qofshin nga Vlora, nga Mitrovica, nga Shkodra, nga Bulqiza, nga Struga, nga Prizreni etj  janë në të drejtën e tyre etnike , demokratike që ta shndërrojnë Dibrën e Madhe në kryeqendrën e dytë të Bashkimit kombëtar. Tashmë të gjithë do e kuptojnë se Radika është lumi i Shqipërisë natyrale dhe të jeni të sigurt se në këtë “Lumë” do të mbytet përfundimisht si shovinizmi maqedonas dhe ai serb, ashtu edhe disa gjakprishur shqiptarë që ju shërbejnë atyre për një “trastë me euro”.

PORTALB:Ku do të gjen mbështetje Dibra e Madhe , tek Qeveria Rama apo tek ministrat shqiptar në Maqedoni?Si e vlerësoni Ju kryetarin e komunës së Dibrës i cili mbron Radikën dhe popullin dibran?

Koço Danaj:Dibra e Madhe në fillim do të gjejë mbështetje tek Kombi Shqiptar dhe intelektualët e Dibrës së Madhe pavarësisht bindjeve politike duhet qysh nesër ta kërkojmë këtë mbështetje. Ndërsa politikanët  lokalë të Dibrës së Madhe duhet të kërkojnë Frontin kundër shovinizmit maqedonas-serb. Ata duhet të njoftojnë Brukselin dhe Uashingtonin se nuk ka “Digë” që mund të ndalë “vërshimin” e Radikës. Brukseli dhe Uashingtoni duhet të ndajnë “shapin  nga sheqeri”, ose me shovinizmin maqedonas të kryesuar nga Gruevski ose me bashkëjetesën shqiptare të përfaqësuar nga kombi shqiptar.

PORTALB: Mesazhi juaj , a do kemi projekt , nëse po sa humbje do ketë Dibra e Madhe dhe sa Shqipëria?
Koço Danaj:Edhe në fillim e thash, nuk do të ketë projekt famëkeq, nuk do të devijohet dot rrjedha e historisë së kombit shqiptar nga askush. Do ketë vetëm humbës dhe ky do të jetë shovinizmi maqedonas. Do të ketë dhe një fitues  dhe ky do të jetë Kombi Shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button