Venizellos: Greqia është e gatshme të pranojë emër të ndërlikuar

Qëndrimi i Greqisë për çështjen për emrin nuk është i pranueshëm sepse pa dyshim njëra palë nuk ka për qëllim sinqerisht të marrë pjesë në dialog, nuk e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e respekton pozitën mesatare, kreative dhe përgjegjëse të palës greke.

Këtë, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, sot e deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nga ana e liderit të Grekëve të
pavarur, Panos Kamenos në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Ai përsëriti se “duke i respektuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare, Greqia është e gatshme të pranojë emër të ndërlikuar për çdo përdorim me përcaktues gjeografik para termit Maqedonia” me çka do të bëhet dallim midis shtetit dhe zonës greke me të njëjtin emër.

“Këtë qëndrim e themi në të gjitha takimet tona me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në të gjitha format ndërkombëtare dhe në takimet tona me përfaqësuesin special Methju Nimic. Ky qëndrim u është transmetuar edhe drejtpërdrejtë fqinjëve tanë”, theksoi Venizelos

Lajme të ngjashme

Back to top button