10 gjëra që nuk i dini për Rusinë
Jo vetëm vodka. Rusia është mjaft e pasur nga pikëpamja energjetike, por edhe një ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në botë.
Çfarë dimë në të vërtetë për vendin e 8 më të pasur në botë dhe që me sipërfaqe 17 milionë katrorë është shteti me sipërfaqen më të madhe? Më poshtë janë 10 fakte që mund t’ju befasojnë.
1 – Rusia është e pasur me burime energjetike. Ajo ka 1.163 miliardë metra kub rezerva gazi natyror, ekuivalente me rreth 13.2 miliardë pishina olimpike noti.
2 – E pasur me naftë. Federata Ruse ka 87 miliardë fuçi rezerva të mjaftueshme për 75 vjet pavarësi energjetike, duke pasur parasysh se vendi konsumon afërsisht 3,2 milionë fuçi naftë në ditë
3 – Rusia gjithashtu ka 695 tonë uranium, më shumë se çdo vend tjetër në botë (SHBA është e dyta me 604 tonë). Ky është një lloj uraniumi i domosdoshëm për prodhimin e energjisë bërthamore.
5 – Transporti. Çdo ditë, 9 milionë njerëz hipin në metro në Moskë, duke e bërë atë sistemin e dytë më të ngarkuar të metrove në botë (pas Tokios). Ai u hap në vitin 1935.
6 – Në mesin e rekordeve negative të vendit është korrupsioni. Rusia është në vendin e 127 në klasifikimin vjetor të Trasparency International. Këtu bëhet fjalë për kostot e punëve publike.
7 – Një tjetër rekord negativ është përdorimi i alkoolit. Çdo rus konsumon mesatarisht 18 litra alkool në vit: dyfishi i sasisë që ekspertët thonë se është e rrezikshme për shëndetin. Konsumimi i tepërt shkakton 500 mijë vdekje në vit.
8 – Situata nuk është më mirë edhe kur bëhet fjalë për krimin: Rusia ka një nivel vrasjesh 9.7 për 100 mijë banorë, rreth dyfishin e vrasjeve në SHBA.
9 – Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Rusia është vendi i pestë më i rrezikshëm në botë për gazetarët. Që nga viti 1992, janë vrarë 56 gazetarë.
10 -Rusia është një vend me pabarazi të theksuara ekonomike. Sipas hulumtimit nga Wealth-X International, Rusia renditet e dyta në klasifikimin botëror të miliarderëve.