Pa përfshirje të drejtpërdrejt, SHBA mbështet bisedimet për emrin nën mandatin e KB

Nuk është vendi i SHBA-së që ta zgjidhë kontestin për emrin, por i mbështesim bisedimet të cilat po zhvillohen nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, deklaroi Ben Rouds, ndihmës këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Barak Obama. 

Rouds paralajmëroi se NATO-ja do të jetë në agjendën e presidentit Obama gjatë vizitës së tij në Bruksel në muajin e ardhshëm. Rouds njëherit paralajmëroi se gjendjet në Evropë do të jenë një ndër prioritetet e presidentit Obama, i cili planifikon shumë vizita duke filluar nga Brukseli, ku mes tjerash do të bisedojë për modernizimin e aleatit NATO, në prag të samitit të cilin Aleanca do ta mbajë në shtator në Britani. 

Deklarata e Rouds vjen shpejtë pas deklaratës së përbashkët të senatorëve Xhon Mekejn dhe Kristofer Marfi të cilët e mbështetën kërkesën e Maqedonisë për pranim në NATO, mes tjerash edhe për shkak se me zgjerimin e Aleancës duhet të dërgohet mesazh edhe deri te vendet si Ukraina dhe Gjeorgjia. 

Këshilltari i presidentit Obama për komunikim strategjik, Ben Rouds në brifingun e djeshëm shfaqi mbështetje të SHBA-së për Ukrainën, në kërkesë të qytetarëve të tyre për integrimin me vendet ballkanike. Ndërkohë, viti i dytë me radhë që Maqedonia gjendet në raportin e Drejtorisë për zbulim nacional të SHBA-së, si pikë potenciale e krizës në Evropë. 

Raporti vlerëson se sa më shumë që integrimet e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbeten më të penguara për shkak të kontestit me Greqinë dhe për shkak të marrëdhënieve të keqësuar bilaterale me Bullgarinë, aq më të mëdha janë rreziqet nga rritja e tensioneve etnike. 

Në raportin i cili dje u prezantua para Komisionit për zbulim në Senatin amerikan, vlerësohet se Maqedonia po distancohet nga integrimet euroatlantike për shkak të programeve kombëtare të Qeverisë së Maqedonisë. 

Raporti e thekson Bosnjën si problem udhëheqës i Ballkanit dhe paralajmëron hov të nacionalizmit dhe partive radikale politike në shumë shtete evropiane si Holanda dhe Franca, si pasojë e krizës ekonomike evropiane. 

Për samitin e ardhshëm të NATO-s, raporti i cili u prezantua nga ana e drejtorit për zbulim kombëtar Xhejms Klaper, vlerëson se samiti në Britani do të jetë një mundësi që të përforcohet poenta e ekzistimit të NATO-s, si dhe të emërohet sekretari i ri i përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button