Edhe një dënim nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë

BE-ja merr vendimin për marrjen edhe të 69 milion eurove nga Fondet IPA. ALSAT M mësoi sot se kjo masë shtrënguese prek drejtpërdrejtë korridorin 8. Sipas të dhënave që siguroi televizioni ynë, me këtë masë të re të fuqishme, nënkuptohet ashpërsim i sanksioneve nga BE-ja. Po ashtu, në synim të kësaj mase, BE-ja gjithashtu planifikon t’ia marr kompetencat Qeverisë lidhur me menaxhimin e fondeve IPA, të cilat deri tani kanë qenë të decentralizuara. Kjo nënkupton se përsëri Brukseli do të vendosë drejtpërdrejt se në cilat projekte do të harxhohen paratë evropiane.

Brukseli nuk ka më besim te autoritetet vendore dhe për këtë ka vendosur ashpërsimin e menaxhimit të fondeve IPA. Zyra e BE-së në Shkup kishte kontroll fillimisht vetëm në ndarjen fillestare të parave evropiane, por me tejzgjatjen e krizës politike dhe mungesën e gatishmërisë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës po merren këto sanksione gjithnjë e më të ashpra.

Ditë më parë, BE-ja nisi valën e parë të sanksioneve duke pezulluar 27,1 milion eurot e para nga fondet IPA për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button