Këshilla si të largoni erën e keqe nga këmbët

Ju sjellim disa zgjidhje shpëtimtare:

1. Ajrosni shputat dhe mbajini të thara

Arsyeja më e shpeshtë e aromës së pakëndëshme në këmbë është lagështira. Mbani këmbët e thara duke i hequr këpucët dhe çorapet çdoherë që të keni mundësi!

2. Mbani çorape që e thithin lagështirën

Ekzistojnë çorape të cilat janë të dizajnuara pikërisht për ndihmë në zgjidhjen e problemit tuaj. Nëse nuk keni mundësi që gjatë ditës të shfrytëzoni këshillën tonë të parë, atëherë do të ishtë ide e mençur që të investoni pak para në blerjen e këtyre çorapeve speciale.

3. Lani këmbët në ujë të krypur

Uji i krypur e thanë lëkurën dhe në këtë mënyrë mund ta zvogëloni lagështirën e lëkurës, gjë që kontribon në zgjidhjen e problemit. Pas dushit lani këmbët në ujë të krypur dhe mos i pastroni me ujë! I fshini me peshqir dhe i leni të thahen vetë para se të mbathni çorapet!

4. Bëni piling për këmbë

Krahas larjes së këmbëve, pilingu poashtu do t’ju bëjë mirë. Më së miri është që të shfrytëzoni ndonjë përbërës shtëpiak me aromë të fortë. Xhenxhefili dhe limoni janë zgjedhje e mirë. Praktikojeni dy deri në tre herë në ditë.

5. Shfytëzoni deodorant

Nga aromat e ndryshme që prodhohen për këmbë, ekzistojnë edhe të tilla që aplikohen direkt në këpucë (zakonisht janë në trajtë të pudrës). Përbërjet shtëpiake si zavendësim mund të jenë nishestja e misrit dhe sode bikarboni.

6. Kujdes ushqimin

Mendoni për gjërat që hani dhe kushtoni vëmendje se a djersiten vetëm këmbët tuaja apo keni problem me aromën e djersës në tërë trupin. Nësë aroma është e fuqishme, ndoshta e teproni me ndonjë ushqim i cili ndikon në djersitjen e tepërt. Informohuni.

7. Pastroni më shpesh këmbët

Së paku një herë në ditë pastroni këmbët me sapun antibakterik. Higjiena e këmbëve është gjëja më e rëndësishme për zbutjen e këtij problemi. Disa njerëz duhet të lajnë këmbët disa herë në ditë në mënyrë që të kontrollojnë këtë problem.

8. Mendoni se mos është në pyetje ndonjë problem më serioz

Nëse keni provuar të gjitha këshillat dhe asnjëra nuk ju ka ndihmuar, ndoshta keni ndonjë problem më serioz. Vizitoni pediatrin ose dermatologun, i cili pas kontrollit mund t’i përgjigjet pyetjeve tuaja./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button