Rovena Dilo e zbulon: Ja kush është bashkëshorti im

Kush e kishte menduar se nga kënga, te biznesi për vite të tëra, këngëtarja Rovena Dilo do të provonte edhe aktrimin? Ja që e bën me dije vetë këngëtarja, ndërsa ka zbuluar edhe serialin e ri ku do të marrë pjesë si aktore. “Ti mund të më quash Xhon” është titulli i serialit të ri shqiptar, në të cilin do të luajë edhe këngëtarja.

Siҫ shkruan revista Who, seriali po realizohet nga studio e prodhimit “Papadhimitri Production” dhe në të do të luajnë shumë emra të njohur të kinemasë dhe ekranit shqiptar, si Nevina Shtylla (prezantuese e “Next” në Vizion Plus), Arbies Konomi, Eva Murati (prezantuesja e “Miss Universe Albania”), Bonald Perkola, Gent Kame, Ermira Gjata etj.

Kështu, ndër emrat e njohur dhe të rinj të serialit, pjesë e kastit do të jetë edhe Rovena Dilo. Lajmin e këtij projekti të ri, ajo e ka publikuar në Instagramin e saj duke prezantuar në krah edhe bashkëshortin e saj në film, aktori Genti Kame.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button