Ja porosia e diplomatit Hajndëll ndaj VMRO-së

Një delegacion i VMRO-­DPMNE-­së realizoi takim me të dërguarin e posaçëm gjerman Johanes Hajndëll, me të cilin biseduan për gjendjen aktuale politike.

Në takim, siç informoi kjo parti, është theksuar se si parti mbesin të përkushtuar drejt arritjes së zgjidhjeve pozitive të bazuara ndaj përvojave evropiane, të cilat do të jenë racionale dhe do ta ruajnë interesin shoqëror.

“Është arritur pajtueshmëri se nevojitet qasje konstruktive dhe sinqeritet ndaj të gjithë faktorëve politik. Njëkohësisht ishte theksuar se zgjedhjet janë të pranueshme, të dëshiruara dhe zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës politike, por duke u bazuar në përvojat paraprake dhe sjelljen e LSDM­së, ajo duhet të jetë pa nxjerje të pabazë në ankand të termineve të reja të cilat më vonë do të anulohen”, thuhet në kumtesë.

Në raport të listës zgjedhore nga ana e VMRO-­DPMNE-­së është potencuar se LSDM­ja do të duhet të japë konfirmim dhe të obligohet se ajo është pastruar, ndërsa në periudhën e cila vijon me përkushtim do të punohet në ngritjen e besimit në Listën zgjedhore, edhe pse ai për VMROD-PMNE­në, siç thuhet, nuk është segment kontestues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button