130.000 aplikacione të iOS vijnë nga Kina

Në App Store të Apple thuhet se janë mbi 130.000 aplikacione të zhvilluara nga programuesit kinez, bën të ditur një revistë amerikane e cila me rastin e festave të fundvitit shpalosi rezultatet nga shitja.

Në fillim të muajit Apple ka arritur marrëveshje me China Mobile, operatorin më të madh kinez që të fillojë shitjen e iPhone 5S dhe 5C. Sa i përket rezultateve të shitjes dhe marrëveshjeve që janë arritur, disa prej tyre janë mjaft interesante për opinionin.

Apple ka shitur 51 milion iPhone në tre mujorin e parë të vitit, dhe ka arritur të kalojë kufijtë prej 50 milion njësive në historinë e kësaj kompanie.

Gjithashtu janë shitur 26 milion iPad, derisa vitin e kaluar janë shitur 22.9 milion. Dhe sa i përket kompjuterëve Apple, ka shitur 4,8 milion Mac.

Kompania amerikane aktualisht ka mbi 420 lokale në gjithë botën, ku 166 prej tyre janë jashtë kufijve të SHBA-ve. Ndërkaq mbi 80 për qind të pajisjeve mobile tani kanë të instaluar sistemin operativ iOS 7.

Lajme të ngjashme

Back to top button