Një kompani farmaceutike dhe ushtria amerikane zhvillojnë vaksinë kundër virusit Zika

Një kompani e industrisë farmaceutike franceze, Sanofi së bashku me studiuesit e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës kundër virusit Zika, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndonëse këtë informacion e konfirmoi kompania, nuk janë saktësuar detajet financiare. Ndryshe, zhvillimi i vaksinës zgjat me vite, Sanofi fillimisht lançoi vaksinë kundër etheve denga pas thuajse 20 vite hulumtime dhe shpenzimin e miliarda dollarëve amerikanë.

Virusi Zika, i cili bartet nga mushkonja tek njeriu, për herë të parë është regjistruar në vitin 1940 në Ugandë, prej ku është përhapur në mbarë Afrikën. Virusi më vonë është shfaqur në Paqësorin Jugor dhe Azi, ndërsa kohët e fundit edhe në Amerikën Latine.

Për shkak të udhëtimeve globale, shkencëtarët paralajmërojnë se virusi mund të paraqitet kudo në botë.

Virusin Zika e bart vetëm mushkonja Aedes Aegypti, e cila jeton në mjedise urbane të rajoneve tropikale, ndërsa ende nuk ekziston vaksinë ndërsa nuk ekziston ilaç as për kurimin e virusit.

Virusi vitin e kaluar u përhap më shumë në Brazil kur u regjistruan më shumë se 2.400 raste në 20 shtete braziliane, në krahasim me 147 raste në vitin 2014. Ky virus në mënyrë të pashmangshme përhapet dhe deri tani me raste të sëmundjes janë paraqitur në 28 vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button