Suksesi, i vetmi opsion për Dhuratën

Nuk ka shumë kohë që i është rrekur muzikës. Por ka arritur që të radhitet tek emrat më të dashur të skenës sonë.

Është kjo këngëtarja Dhurata Ahmetaj e cila për gazetën Tribuna ka treguar se tani për tani është e fokusuar në albumin e saj, ndërsa ka thënë që së shpejti do të publikojë edhe një ‘single’.

“Jam shumë e përkushtuar sa i përket angazhimeve të mija muzikore. Jam duke punuar vazhdimisht në përfundimin e albumit tim, ndërsa shumë shpejt do të publikoj një ‘single’ me ‘Lyric video’”, ka treguar Ahmetaj në fillim të bisedës.

E për më shumë këngëtarja për lexuesit ka shpalosur edhe disa nga planet e saj për vitin 2014. “Plani kryesor është përfundimi i albumit tim. Ashtu siç u ndodh shumë artistëve të skenës ndërkombëtare, edhe gjatë punës për albumin tim janë shfaqur disa detaje të rëndësishme dhe po ashtu edhe ide të reja të cilat më kanë shtyrë të vendosi për shtyrjen e datës së lansimit të tij.

Albumi do të publikohet në prill, së bashku me një videoklip të ri. Vlen të përmendi se i gjithë ky projekt i madh po realizohet me kompaninë ‘Elephant’”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button