fbpx

Zgjedhjet parlamentare janë pas këndit

Katerina Neshkova, koment –“Fat, nëse mundesh, kthe kah Shqiptarët”, Dnevnik
Nuk është hera e parë që opinioni të paraqitet me tezë se Shqiptarët janë të diskriminuar sipas kritereve të ndryshme të cilat nuk munden të parashikohen ose të kontrollohen. Absurditeti i tezave të tilla shkon deri aty që dolën informata se Tetova është qyteti me ndotje të ajrit dhe mjegull më të madhe, e atje jetojnë më së shumti Shqiptarë.

Erol Rizaov, kolumnë –“Kryeministër, kam uri”, Utrinski Vesnik
Ajo që është më e trishtueshmja në këtë lojë parazgjedhore dhe programe të mjerë marketingu politik me rritjen e rrogave më të ulëta, është voluntarizmi pa asnjë gram logjikë ekonomike, e të cilat qeveria i aplikon në qëllime politike.

Ljuço Popovski, kolumnë – “Tregime opozitare”, Utrinski Vesnik
Zgjedhjet parlamentare si duket janë afër, e Zaevi dhe ekipi rreth tij munden të humben në nxjerrjen e listave të pronave dhe ta humb momentin vjeshtor, kur shumicën e bindën se kanë ide të vërteta.

Maja Tomiq, editorial – “ Rroga në Maqedoni si para xhepi në Evropë”, Utrinski Vesnik
Qeveria duhet të tregon brengosje për rrogën mesatare prej 340 euro dhe të gjen mënyrën për rritjen e saj. Numri më i madh nga të punësuarve janë në sektorin privat, ku rrogat në mesatare lëvizin mes 150 dhe 200 euro.

Xhejson Miko, kolumnë –“Venizelos gënjente në Briksel” , Dnevnik
Ministri grek për punë të jashtme Evangelos Venizelos është gënjeshtar, nuk ekziston mënyrë tjetër të tregohet kjo dhe nuk mundesh të jesh i mirë në lidhje me atë. Ai gënjen. Pikë.

Cvetin Çilimanov, kolumnë –“ Kot gëlltitje e gazit lotues”, Dnevnik
Ukrainasit sot protestojnë duke pritur mbështetje nga Evropa, e udhëhequr nga Gjermania e cila ndërto gazsjellës nënujor direkt drejt Rusisë me qëllim që ta anashkalojë Ukrainën, e me këtë ta len në mëshirë të Rusisë.

Frank – Valter Shtajnmajer, kolumnë – “1914 – për pamundësinë dhe dobinë e diplomacisë”, Utrinski Vesnik
Shpërthimi i luftës në vitin 1914 i dha fund globalizimit të parë. Aq ngushtë ishin të ndërlidhura kulturat dhe ekonomitë e Evropës sa që lufta e shumë bashkëkohorëve u duhej e pamundur, irracionale dhe kundër interesave të tyre.

Pande Kolemishevski, kolumnë “ Syri ynë i pangopur”, Dnevnik
Disa përgjues maqedonas kureshtar të komploteve sekrete botërore, idenë dhe financimin e ndërtimit të urës së Shkupit “Syri”, ia atribuojnë masonëve të vendit.

Petar Atanasov, kolumnë – “ Pse u frikua ministri Spiro Ristovski”, Sloboden Peçat
Eksternet janë vetëm vegël  që ti mbani  nën bindjen tuaj të punësuarit në arsim dhe tu mundësojë që të futni sa më shumë njerëz  në të gjitha poret e strukturave shtetërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button