Lopez nuk i do lidhjet e rehatshme

Ylli latin Jennifer Lopez ka deklaruar se lidhjet e rehatshme janë të destinuara për një fund, kurse ato jo të rehatshmet e mbajnë lidhjen të gjallë.

“Pa përleshje dhe shkëndija lidhja do të ishte shumë e mërzitshme. Konfliktet janë të nevojshme që gjithmonë të kesh ndjenjë të re. Nuk është që dëshiroj vetëm përleshje, dua edhe siguri e rregull. Mirë është të gjendet balansi, që të ndjeni siguri që disa sende t’ia hidhni partnerit, por në të njëjtën kohë edhe ju t’i kontrolloni gjërat”, ka deklaruar J-lo gjatë një interviste për “Glamur”, ndërsa ka shtuar.

“Poenta është që të gjeni një partner me të cilin do të kaloni më shumë kohë të bukur. Askush nuk është i përkryer, apo jo? Por pa shkëndija të cilat sjellin konflikt, lidhjen do ta keni të mërzitshme. Kështu që unë personalisht preferoj pak tollovi në lidhje”, ka përfunduar këngëtarja e cila ka më shumë se një vit që ka krijuar lidhjen me valltarin Casper Smart.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button