Sekretarja shtetërore në MPB emërohet drejtoreshë e DAP-it

Sekretarja shtetërore në MPB, Anastasija Ilieska, është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), konfirmojnë nga Qeveria, transmeton Portalb.

“Në seancën e kaluar Qeveria, Anastija Ilieskën e ka emëruar drejtoreshë të DAP, ndërkaq tanimë ish drejtori i këtij institucioni do të vazhdojë ta kryej pozitën e drejtorit të zonës DAP – Shkup”, deklaroi zëdhënësi, Aleksandar Gjorgiev.

Ndryshime të ligjit për Punë të Brendshme: Sekretarin shtetëror në MPB do ta emërojë Qeveria

Përndryshe, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do ta emërojë Qeveria me propozim të ministrit resor, në vend që ai të zgjedhë nga radhët e personave udhëheqës në MPB. Ky është ndryshimi kryesor në ligjin për Punë të Brendshme që sot është në rend dite në seancë plenare në Kuvend, njofton Portalb.

Sipas propozim-ndryshimet në ligjin për Punë të Brendshme, përveç nenit 43, i cili ka të bëjë me emërimin e sekretarit shtetëror, në këtë kontekst do të ndryshohet edhe neni 41 i ligjit, gjegjësisht në vend të 8 kategorive të deritanishme në të cilat klasifikohen vendet e punës në MPB, me ndryshimet numri i tyre do të jetë 7.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button